[VIDEO] Bali Muharremaj ‘sfidon’ kryetarin e Prizrenit!
- 19.04.2019
- 0 komente
![[VIDEO] Bali Muharremaj ‘sfidon’ kryetarin e Prizrenit!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/04/bali_haskuka.png)
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në konferencën e ditës së enjte ka ftuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që të premten në mengjes së bashku të fillojnë pastrimin e ambientit.
Takimi në mes kryetarëve të të dy komunave ka ndodhur sot në orën 08:00 të mëngjesit në kufirin në mes të Komunës së Suharekës dhe asaj të Prizrenit, konkretisht tek “Pusi i Atit”.

Haskuka ka falënderuar kryetarin Muharremaj për ftesën dhe ka potencuar se aksione të tilla për pastrimin e ambientit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ndërsa kryetari Muharremaj ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është vetëdijësimi i qytetarëve dhe se do të fillohet që nga moshat më të reja.
KOMENTE0
Leave a Reply