Herolind Bytyçi
14.06.2019, 18:24

[VIDEO] Apel mërgimtarëve: Mos bini pre e mashtrimeve me bileta!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.

Përmes kësaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.

Përndryshe, gjatë sezonës së verës, kur diaspora ia mësyn Kosovës për t’i kaluar pushimet shfaqen në treg agjencione fantome, të cilat i plaçkisin pasagjerët.