[VIDEO] 43 pelegrinë serbë lejohen nga Qeveria ta vizitojnë kishën në Mushtisht

28.08.2019

Të shoqëruar nga përcjellja e Policisë së Kosovës një autobus me rreth 43 serbë kanë vizituar sot një kishë në fshatin Mushtisht, në Suharekë. Zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se vizita është zhvilluar nga ora 10:30 deri në ora 12:00. Sot nga ora […]

[VIDEO] 43 pelegrinë serbë lejohen nga Qeveria ta vizitojnë kishën në Mushtisht Foto: Ilustrim

Të shoqëruar nga përcjellja e Policisë së Kosovës një autobus me rreth 43 serbë kanë vizituar sot një kishë në fshatin Mushtisht, në Suharekë.

Zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se vizita është zhvilluar nga ora 10:30 deri në ora 12:00.

Sot nga ora 10:30, një grup prej rreth 40 qytetarë serb e kanë vizituar dhe kanë kryer pelegrinazh në Kishën ‘Virgjëresha e Shenjt’ në fshatin Mushtisht,  Suharekë. Vizita ka qenë e paralajmëruar dhe e lejuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës e ka monitoruar dhe përcjellë situatën e cila ka qenë e qetë dhe stabile. Grupi i pelegrinazhit është larguar rreth orës 12:00. Gjithçka ka shkuar sipas agjendës së përcaktuar”, ka thënë Osmanollaj.

Për dallim nga vitet e kaluara ku nga banorët e fshatit Mushtisht kishte protesta dhe bllokohej rruga, gjatë vizitës së sotme situatën e cila ka qenë e qetë dhe stabile.

Kujtojmë se më 2016 gjatë protestës kundër vizitës së serbëve në fshatin Mushtisht 24 protestues janë arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër një autobus i një agjensioni nga Kosova, por me targa të Shqipërisë, para tri dite është sulmuar në Krushevac të Serbisë, raporton Suhareka Online.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin në perëndim.

Një nga personat që po udhëtonte me autobus ka thënë se derisa autobusi po kalonte nëpër qytetin Krushevac në Serbi, është gjuajtur me gurë.

Ai tregon se nuk ka ndonjë të lënduar dhe autobusit i janë thyer vetëm xhamat.