Vëzhguesit e BE-së po ndjekin nga afër procesin e rinumërimit të votave

17.10.2019

Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve ka filluar numërimin e 530 vendvotimeve. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e  të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). vëzhguesit e BE-së po e ndjekin nga afër procesin e rinumërimit të 530 vendvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar […]

Vëzhguesit e BE-së po ndjekin nga afër procesin e rinumërimit të votave Foto: Ilustrim

Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve ka filluar numërimin e 530 vendvotimeve.

Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e  të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

vëzhguesit e BE-së po e ndjekin nga afër procesin e rinumërimit të 530 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar të gjitha arsyet e rinumërimit, teksa i ndau ato në gjithsej pesë kategori.

“Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike. Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta. Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët. Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik. Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, tha ai.