“Vetura e tre djemve ishte marrë me qira”, prokuroria tregon se si ndodhi aksidenti në Duhël

16.03.2019

Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në fshatin Duhël të Suharekës në rrugë për në Carralevë, ishte e marrë me qira. Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, ka thënë se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin. “Golfi ka hyrë në tejkalim […]

“Vetura e tre djemve ishte marrë me qira”, prokuroria tregon se si ndodhi aksidenti në Duhël Foto: Ilustrim

Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në fshatin Duhël të Suharekës në rrugë për në Carralevë, ishte e marrë me qira.

Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, ka thënë se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin.

“Golfi ka hyrë në tejkalim në vijë të plotë, i ka prekur rrotat e fundit te kamionit edhe kamionit ia ka humbur drejtimin”, ka thënë prokurori.

Vozitësi i kamionit tashmë është ndaluar për 48 orë.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë që nga ndodhur brenda disa muajve në Duhël. Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.

Ata kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra dhe vetura me të cilën ishin aksidentuar, ishte e marrë me qira.