Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për 30 vjetorin e themelimit të partisë.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin përmes një postimi në Facebook ka shkruar se para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta.
Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.
Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm.
“Urime ditën e themelimit!”, thuhet në urimin e Lëvizjes Vetëvendosjes.