Vetëvendosje tregon se si duhet votuar në kohë pandemie

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka marrë vendimin final rreth dekretit të presidentit për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, por Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dërguar dekretin në Kushtetuese, tashmë doli me idenë se si duhet votuar gjatë kohës kur vendi përballet me koronavirus.

Përmes një postimi në facebook, Lëvizja Vetëvendosje theksoi se votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të.

Përveç kujdesit të shtuar, sipas VV-së, gjithçka tjetër është e ngjashme. “Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Koren e Jugut, të mbajtura me 15 prillit 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor.

Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:
1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

LEXO EDHE:  Në SHSKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19, 24 prej tyre në Spitalin e Prizrenit

2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:
2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,
2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.”, shkroi VV në facebook, me ç’rast bashkangjiti edhe një video.