Vetëvendosje thirrje LDK-së: Kemi vetëm dy javë kohë

20.01.2020

Sot Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. Tashmë pas propozimit si mandatar për Kryeministër, vetëm 15 ditë i […]

Vetëvendosje thirrje LDK-së: Kemi vetëm dy javë kohë Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Sot Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Tashmë pas propozimit si mandatar për Kryeministër, vetëm 15 ditë i mbesin, që nga sot, Lëvizjes Vetëvendosje që të arrijë marrëveshje për koalicion, e të sigurojë numrat e nevojshëm për formim të qeverisë. Dorëzimi i propozimit për mandatar te presidenti Hashim Thaçi, u bë pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e më këta të fundit nuk ka sinjale që mund të ketë lëvizje,

Anëtari i kryesisë së LV-së, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook se nuk duan krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të ardhura.

Po ashtu Zaimi ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të presë pafundësisht.

Ai thotë se gjatë dy javëve LVV do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, në mënyrë që të pengohet plani i presidentit Hashim Thaçi për të penguar qeverinë LV – LDK.

“Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka shkruar ai në Facebook.