Vetëvendosje – Thaçit: Mos e zvarrit procesin e zgjedhjeve

02.08.2019 / Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar veprimin e fundit të presidentit Hashim Thaçi i cili përmes një shkrese zyrtare i kërkoi koalicionit PAN të propozojnë kandidatin e ri për kryeministër.
Deputeti Shemsi Syla tha se VV kundërshton zvarritjen nga ana e presidentit të datës së zgjedhjeve dhe takimit për këtë datë duke ia dhënë edhe një herë mundësinë për një mandatar tjetër koalicionit PAN.
“Ne kundërshtojmë këtë veprim të tij duke i thënë se ne i kemi të gatshme nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe gjithashtu i bëjmë me dije se të gjithë krerët e partive politike me kohë janë deklruar për zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Syla.
Gjatë mesditës, presidenti përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë letër të presidentit drejtuar Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Të fundit
14 orë më parë / Lajme
Sot shënohet Dita e të Drejtave të Pacientëve, kërkohet sigurimi i vaksinave