Vetëvendosje po e shqyrton propozimin e Anton Qunit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi tha se Vetëvendosje është duke e shqyrtuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni në seancën e mocionit për rrëzimin e qeverisë, i cili propozoj që të rikthehet Agim Veliu në detyrë dhe të reflektohet rreth taksës ndaj Serbisë.

“Jemi duke biseduar për këtë” u shpreh shkurt Abazi për arbresh.info.

Ndryshe, Quni i propozojë Kurtit që gjatë 1 ore pauzë të Kuvendit të Kosovës, të shqyrtoj edhe një herë rikthimin e  Agim Veliut në postin e ministrit të Brendshëm, si dhe të reflektoj në çështjen e taksës dhe LDK dhe VV të vazhdojnë të qeverisin bashkë.

“Po të drejtohem me emër se të konsideroj shumë, shumë të afërt. Albin është një ofertë që duhesh mirë  me pas në konsideratë, është një mundësi shumë e mirë. Unë do e bëj të pamundurën nëse ju i rishikoni këto vendime. Pasi të merret pauza prej 1 ore, unë me urgjencë do e takoj kryetarin, Isa Mustafa, me urgjencë do të bisedoj me gjithë deputetët që ta tërhiqen mocionin, nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën, e cila është kusht nga gjithë komuniteti ndërkombëtar”, tha Quni në seancë