Marrëveshja Vetëvendosje po e përgatit ofertën e fundit për koalicionin me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas pak minutash pritet të dalë me qëndrimin përfundimtar të partisë së tij rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i zgjedhur Glauk Konjufca, pas takimit të Kurtit me deputetët e zgjedhur të partisë së tij.

Ky qëndrim përfundimtar vjen pas takimit të kreut të VV’së, Albin Kurtit me grupin parlamentar ku si temë kyçe e diskutimit ka qenë edhe pozita e presidentit, si pjesë e marrëveshjes për koalicion që e ka kërkuar LDK-ja.

Një ditë para seancës, kur edhe u tha se nuk do të ketë takim në nivel të liderëve nga VV u bë e ditur se kjo parti nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pozitës së presidentit.

Kujtojë se në zgjedhjet përfundimtare për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.