Vetëvendosje e quan kreativitet shtimin e numrit të ministrive

Sabri Kiçmari nga Vetëvendosje ka folur për shtimim e numrit të ministrive duke e quajtur këtë rritje si kreativitet në rastin kur vendi ka bllokadë.

Kiçmari i cili është edhe profesor universitar ka thënë se rritja e numrit të ministrive e drejtë, dhe nuk do të duhej të quhej gabim fatal.

‘’Në situatën kur ka bllokim, atëherë lejohet të ketë kreativitet. Ky premtim ka qenë i drejtë dhe i bazuar. Është menduar që të bëhen reduktime të numrit të ministrive. Nuk e vlerësoj gabim fatal nëse bëhet ndryshim për dy ministri’’, ka thënë Kiçmari në T7.

Ndërsa, kujtojmë që sot Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK’së, duke e qujatur si jo serioze dhe nuk do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

LEXO EDHE:  Si pritet të ndikojë rishikimi i buxhetit të shtetit për 2020 në projektet kapitale të MI-së

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja, megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, ka thënë Veliu.