Oferta Vetëvendosje: Çka duhet të bëjmë tjetër? Propozo, refuzim, propozo, refuzim

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin rifilluar javën e kaluar, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka bërë një ofertë LDK-së ku propozohet rritja e numrit të ministrive për 2, ku një do t’i shkonte LDK-së dhe një tjetër minoriteteve.

Por, një ofertë të tillë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka konsideruar si jo-serioze dhe se VV po tenton ta nënshtrojë LDK-në.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook është shprehur i habitur nga qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Manxhuka nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se çfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje.

LEXO EDHE:  Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me koronavirus

“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim.”, ka shkruar ai.