Vetëvendosje ankohet në PZAP për votat që nuk u numëruan nga diaspora

17.10.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje në mesnatë ka përfunduar procesin e numërimit të votave nga diaspora. Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin sot ka bërë një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për arsye që nuk u numëruan 4639 vota përmes postës. Kjo ankesë u bë e ditur përmes një […]

Vetëvendosje ankohet në PZAP për votat që nuk u numëruan nga diaspora Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje në mesnatë ka përfunduar procesin e numërimit të votave nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin sot ka bërë një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për arsye që nuk u numëruan 4639 vota përmes postës.

Kjo ankesë u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Lëvizja Vetëvendosj.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”.

“Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, përfundon njoftimi i VV-së.