11.06.2019, 9:47

Veteranët “mashtrues” rrezikojnë burgim deri në 20 vjet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për veteranët e rrejshëm të UÇK-së, ndonëse në Kuvend ka deputetë me aktakuzë të konfirmuar për “Mashtrim me listat e veteranëve”.

Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe jo politikës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do t’i hetojë veteranët e rrejshëm të UÇK-së. Por brenda Kuvendit, të cilin e drejton Veseli, ka deputetë me aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria për “Mashtrim me listat e veteranëve”. Një aktakuzë të tillë e ka deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj.

Iniciativa e Veselit nuk përkrahet as nga partitë opozitare, përfaqësuesit e të cilave thonë se kjo çështje i takon Prokurorisë, me ç’rast politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi. Madje, sipas opozitës, kjo çështje është fushatë politike nga ana e Kadri Veselit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. 

Kreu i Kuvendit gjatë një konference për medie të dielën ka theksuar se kjo iniciativë ka ardhur pas abuzimeve me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të 

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj i bashkohet fushatës së vetëdijesimit në trafik

Kurse Avokati Tomë Gashi thotë se nuk është e nevojshme të krijohet komision për rastin e veteranëve, pasi me këtë punë po merret Prokuroria.

Sipas Gashit, veteranët “mashtrues” e kanë dëmtuar shumë buxhetin e shtetit dhe ata akuzohen për vepra penale për të cilat rrezikojnë burgim deri në 20 vjet dhe sanksione deri në gjysmë milioni euro.

Gashi shprehet se ndihma më e madhe që do t’i jepte Kuvendi i Kosovës këtij rasti është ndryshimi i Ligjit për Veteranët.

“Është iniciativë krejtësisht e panevojshme, pasi rasti është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe janë duke u zhvilluar hetimet për këtë çështje. Kryeparlamentari Veseli, por dhe udhëheqësit tjerë të Kosovës me siguri që ndihmën më të madhe për Kosovën në këtë rast do ta bënin duke paraqitur iniciativa për ndryshime të duhura në Ligjin për Veteranët e UÇK-së. Secili prej aplikuesve do të duhej të filtrohej edhe një herë me përgjegjësinë më të madhe morale, penale dhe kombëtare”, ka thënë Gashi për “Zërin”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.