Veteranët e rrejshëm: Ngriten 20 aktakuza ndaj 21 personave

24.05.2019

Prokurorja Lumturie Vuqetaj ka njoftuar se për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” janë ngritur 20 aktakuza, ndaj 21 personave. Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 aplikacione dhe thotë se janë të ngarkuar sa i përket këtyre lëndëve. Buqetaj ka thënë se deri më tani njëri nga personat […]

Veteranët e rrejshëm: Ngriten 20 aktakuza ndaj 21 personave Foto: Ilustrim

Prokurorja Lumturie Vuqetaj ka njoftuar se për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” janë ngritur 20 aktakuza, ndaj 21 personave.

Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 aplikacione dhe thotë se janë të ngarkuar sa i përket këtyre lëndëve.

Buqetaj ka thënë se deri më tani njëri nga personat kryesor që dyshohet se kishte falsifikuar certifikatat gjendet në arrati dhe sipas informatave të prokurorisë nuk gjendet në Kosovë, raporton GazetaMetro.

Ajo ka shtuar se kjo prokurori ka identifikuar se komisioni për vlerësimin e këtyre veteranëve kishte bërë shkelje duke mos i kategorizuar fare këta veteranë ashtu siç parashihet me ligj.