Veteranët e rrejshëm, nesër ngriten dhjetëra aktakuza

23.05.2019

Prokuroria Themelore e Pejes ka njoftuar se nesër përmes një konference për media do të jap detaje lidhur me ngritjen e dhjetëra aktakuzave për veteranët e rrejshëm nga rajoni i Dukagjinit. “Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin […]

Veteranët e rrejshëm, nesër ngriten dhjetëra aktakuza Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Prokuroria Themelore e Pejes ka njoftuar se nesër përmes një konference për media do të jap detaje lidhur me ngritjen e dhjetëra aktakuzave për veteranët e rrejshëm nga rajoni i Dukagjinit.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë dërguar mediave.

“Vendi: Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija” pa nr. Ora: 12:00”, njofton Prokuroria.

Në disa prokurori themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve.

Lëndët e mashtrimit me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u janë shpërndarë disa prokurorive themelore në të gjithë territorin e Kosovës.