Çlirim Gashi
11.04.2019, 21:39

Veteranët denoncojnë ata që falsifikuan statusin

Policia ishte efikase për të arrestuar katër shqiptarë, të cilët dyshohet se në emër të luftës kryen krime tjera.

Ata u kapën pasi falsifikuan dokumente, me të cilat sigurohej statusi i veteranit të UÇK-së.

“Kemi bërë një krahasim të veteranëve që marrin pensione, dhe kemi has që ka qenë një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë fituar ilegalisht”, kanë thënë.

Prokurori ka bërë të ditur se dy të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, e dy të tjerë janë liruar, por hetimet për ta po vazhdojnë.

Prokuroria ka bërë të ditur se po bëhen hetime edhe ndaj personave të tjerë, që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e veteranit.