Vetëm qytetarët e 15 vendeve do të lejohen të hyjnë në BE pas 1 korrikut

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se qytetarët e cilave vende do të lejohen të hyjnë në shtetet e BE-së më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë planifikohen të hapen – dhe kush do të ndalohet.

Ekzistojnë dy lista, një për ato që do të pranohen, dhe një për ata që jo.

Lista tashmë ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, është në listën e dytë.

Euronews ka marrë vesh nga burimet e saj diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës dhe mund të konfirmojë atë që SH.B.A dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar.

Draft-lista më e fundit për të cilën shtetet e BE-së u pajtuan të premten dhe përmban 15 vende. Të enjten, u raportua se një listë listë me 54 vende ishte diskutuar nga anëtarët e BE.

LEXO EDHE:  107 pacientë me covid-19 të hospitalizuar në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi

Burimet gjithashtu hodhën në dyshim datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke sugjeruar se marrëveshjet nuk do të vijnë me kohë

Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë, sipas draft listës, është si më poshtë:

Algjeri

Australi

Kanadë

Gjeorgji

Japoni

Mali i Zi

Marok

Zelanda e Re
Rwanda

Serbia

Korea e jugut
Tajlandë

Tunizi

Uruguay

Kina * subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Burime diplomatike gjithashtu i thanë Euronews javën e kaluar se ka mosmarrëveshje midis kombeve për kriteret që duhet të përdoren për këtë vendim, me disa duke mbajtur parasysh që të dhënat për normat e COVID nuk janë të besueshme.

Ata po kërkojnë që agjensia e BE për parandalimin e sëmundjeve, të dalë me më shumë detaje, thanë burimet, duke shtuar se listat do të rishikohen çdo dy javë.

Kur udhëzimet e BE u lëshuan disa javë më parë zyrtarët thanë se lista do të merrte parasysh shkallën e infeksionit në vendet në fjalë.