Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.
Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 21 të tjera me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 177 aksidente trafiku.
SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 20 qershor deri më 23 qershor.
Më 23 qershor është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 56 aksidente, ndërsa më 22 qershor u regjistruan 38 aksidente, 21 qershor gjithsej 46 aksidente dhe 20 qershor 37 aksidente.
| Data | Nr. i aksidenteve | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale |
| 23 Qershor | 56 | 0 | 21 | 35 |
| 22 Qershor | 38 | 0 | 17 | 21 |
| 21 Qershor | 46 | 0 | 19 | 27 |
| 20 Qershor | 37 | 0 | 16 | 21 |
| TOTAL | 177 | 0 | 73 | 104 |