Vetëm në fundjavë, 75 avionë me mërgimtarë udhëtuan nga Prishtina në Basel

Shumë persona me prejardhje të huaj kanë udhëtuar në vendin e tyre për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në veçanti diaspora e madhe kosovare ka treguar gatishmëri të madhe për të udhëtuar, përcjell. Të paktën kështu tregojnë aterrimet e avionëve nga Prishtina.

Vetëm më 2 janar, afër 50 aeroplanë nga kryeqyteti kosovar kanë ateruar në Aeroportin e Bazelit; më 3 Janar ishin 25 aeroplanë.

Dhjetëra avionë nga Prishtina kanë aterruar gjithashtu në pistën e Aeroportit të Cyrihut në ditët e fundit.

Kjo nuk duhet të jetë problematike sepse Kosova, për shembull, nuk është në listën federale të karantinës që nga fundi i shtatorit.

Kështu, mijëra të kthyer nga Prishtina dhe qytete të tjera mund të nisin punën e tyre dhe të takohen përsëri me miq, duke filluar nga sot.

Deputetja nacionale nga SVP , Sandra Sollberger, e cila bën pjesë në komitetin e menaxhimit të partisë së saj, kërkon teste të menjëhershme të shpejta për të kthyerit, përcjell albinfo.ch.

“Njerëzit kthehen nga festimet e tyre familjare nga një vend që ka nivele shumë të larta të infeksioneve nga koronavirusi”, shpjegon deputetja nga Basellandi. Qeveria federale po i hyn “një rreziku të lartë ekstrem dhe absolutisht të pakuptueshëm”, ngre alarmin Sollerberger.

“Në Zvicër restorantet, ashensorët e skive dhe madje edhe dyqanet janë të mbyllura. Bëhen kontrolle në familje dhe ushtrohen masa të tjera të pabesueshme ndërsa në kufi thjesht nuk ndodh asgjë!”, shprehet e zemëruar Sollberger, përcjell albinfo.chHyrja në aeroport është vërtet e pakontrollueshme, por testet e shpejta do të ishin të mundshme pa asnjë problem, beson deputetja e SVP-së.

RAPORTO