Vetëm në ditën e parë pas hapjes, në Aeroportin e Prishtinës kanë zbritur rreth 3000 udhëtarë

04.07.2020

Një nga masat e para parandaluese kundër përhapjes së COVID-19 që kishte ndërmarrë Qeveria e Kosovës, ishte mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Si pasojë e kësaj shumë kosovarë që kishin shkuar të vizitojnë vendet evropiane kishin mbetur atje, e shumë nga diaspora u desh t’i anulojnë pushimet në vendlindje. Hapja e aeroportit ndërkombëtar të […]

Vetëm në ditën e parë pas hapjes, në Aeroportin e Prishtinës kanë zbritur rreth 3000 udhëtarë Foto: Ilustrim

Një nga masat e para parandaluese kundër përhapjes së COVID-19 që kishte ndërmarrë Qeveria e Kosovës, ishte mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Si pasojë e kësaj shumë kosovarë që kishin shkuar të vizitojnë vendet evropiane kishin mbetur atje, e shumë nga diaspora u desh t’i anulojnë pushimet në vendlindje.

Hapja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pas katër muajsh,  u mirëprit nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga diaspora.

Vetëm në ditën e parë pas hapjes, , më 28 qershor, kishin ardhur afro 3 mijë udhëtarë në Republikën e Kosovës, ndërsa 885 të tillë janë larguar nga Kosova.

Për tre ditë, që nga 28 deri më 30 qershor, Aeroporti i Prishtinës u kishte shërbyer 9393 udhëtarëve, që kanë pasur 93 fluturime në ardhje dhe vajtje.

Kështu bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

Sipas Gashit, Zvicra dhe Gjermania mbeten vendet me numrin më të madh të fluturimeve për në Aeroportin e Kosovës.

“Ne presim gjatë javes që listës së destinacioneve ekzistuese t’i shtohet Londra ( Heathroë Airport) nga kompania a famshme ajrore British Airways”.