Vetëm në 5 ditët e fundit u administruan mbi 103.000 vaksina anti-COVID

15.09.2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm në pesë ditët e fundit në vendin tonë u administruan mbi 103,000 vaksina kundër COVID-19. Pra, vetëm në pesë ditët e fundit nëpër qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës, janë dhënë 103.180 vaksina anti-COVID. Ndërsa deri më tani sipas MSh-së, që nga […]

Vetëm në 5 ditët e fundit u administruan mbi 103.000 vaksina anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm në pesë ditët e fundit në vendin tonë u administruan mbi 103,000 vaksina kundër COVID-19.

Pra, vetëm në pesë ditët e fundit nëpër qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës, janë dhënë 103.180 vaksina anti-COVID.

Ndërsa deri më tani sipas MSh-së, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1.100.000 vaksina kundër COVID-19.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim duke rezervuar një termin në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Service/14).

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19, ku në vendin tonë janë në përdorim dy lloje të vaksinës anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca.

Ndërsa, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Etiketat