Një numër i madh i bashkatdhetarëve kosovarë, që jetojnë dhe punojnë në vendet e ndryshme të Europës, ia kanë mësyer Kosovës ku do t’i kalojnë festat e fundvitit.
Vetëm gjatë vikendit nga pikat kufitare kanë hyrë mbi 56 mijë mërgimtarë.
Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Klan Kosova.
“Bazuar në informacionet që i kemi nga pikat kuftare mund të them se numri i personave të kontrolluar që kanë hyrë me mjete të ndryshme gjatë kanë qenë 56 mijë e 655 persona, përderisa në dalje kanë qenë diku 1 mijë e 23 persona. Mirëpo edhe numri i qytetarëve që kanë hyrë nga pikat kufitare në cilësi të këmbësoreve kanë qenë 2 mijë e 300 persona në hyrje, përderisa në dalje 1 mijë e 555 persona”.