Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave, po ashtu ky institucion tani ka bërë edhe procesimin e rezultateve në web faqen e tyre zyrtare.
Sipas të dhënave të KQZ-së deri më tani kanë mbetur edhe 0.55 për qind e procesimit të rezultateve.
Deri më tani me këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ende është duke prirë e para në listë me 25.53% të votave apo të përkthyer në numër 202145 vota.
Ndërsa VV lë mbrapa Lidhjen Demokratike të Kosovës me 196585 vota apo në përqindje 24.83%.
Ndërkaq partia e tretë në këto rezultate preliminare është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në krye me Kadri Veselin, ku kjo parti deri më tani ka marrë 21.21% të votave apo 167926 vota.
Partia e Ramush Haradinajt e cila është në koalicion parazgjedhor me PSD-në gjithsejtë kanë 91292 vota apo në përqindje 11.53%.
Me këto vota të numëruara, ndërkaq jashtë Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbetet Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhje garoi në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit e PD-në.
Deri më tani, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 39.013 vota, apo 4.93%.
