Vetëm dje gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 6 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë pasi janë infektuar me Covid-19.

Numri total i të vdekur ka shkuar në 108.

Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.