Vetëm brenda një jave, 571 të infektuar me COVID-19 udhëtuan nga Kosova në Austri

29.08.2021

Festa të pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim: numri i rasteve shpërtheu në Kosovë gjatë verës – dhe të udhëtarët e sollën koronën me vete në Austri, fillon shkrimi i mediave austriake lidhur me gjendjen e krijuar nga COVID-19 nga rastet e importuara. Pak para pushimeve verore, qeveria kosovare hoqi pothuajse të gjitha […]

Vetëm brenda një jave, 571 të infektuar me COVID-19 udhëtuan nga Kosova në Austri Foto: Ilustrim

Festa të pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim: numri i rasteve shpërtheu në Kosovë gjatë verës – dhe të udhëtarët e sollën koronën me vete në Austri, fillon shkrimi i mediave austriake lidhur me gjendjen e krijuar nga COVID-19 nga rastet e importuara.

Pak para pushimeve verore, qeveria kosovare hoqi pothuajse të gjitha masat mbrojtëse. Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë zbarkuan në Prishtinë – pothuajse dy herë më shumë se në vitet para pandemisë.

Kishte një atmosferë festash në vend: diskotekat dhe restorantet ishin të mbushura, dasma dhe festime po zhvilloheshin kudo. Kushtet ideale për variantin Delta, i cili u përhap me shpejtësi, në fund të fundit, pothuajse askush nuk u vaksinua. As vendasit, shumica e të cilëve nuk kishin pasur ende mundësi për ta bërë këtë, as kosovarët nga diaspora.

Deri më 20 korrik, pothuajse askush nuk ishte testuar pozitiv në Kosovë. Vetëm pas mbërritjes së shumë pushuesëve- të cilët gjithashtu ishin në gjendje të udhëtonin me aeroplan pa asnjë dëshmi testimi – numrat shpërthyen.

Të kthyerit gjithashtu e sollën virusin në Austri, në disa raste me teste të rreme PCR, siç vazhdon gazeta. Kosova ka mbetur me përqindje të larta të vdekjeve dhe një sistem shëndetësor të mbingarkuar.

Sot në Austri shumica e infektimeve shkaktohen nga të kthyerit nga Ballkani. Kishte 2,141 raste brenda një jave (66.6% e të gjitha infeksioneve të lidhura me udhëtimin). Kosova (571) raste dhe Maqedonia e Veriut (520) kryesojnë listën.