Vetëm 45% e shumës së Pakos Emergjente u është shpërndarë përfituesve të saj

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një grafikoni i bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave ka paraqitur përqindjen e shpërndarjes së mjeteve nga 15 masat e Pakos Emergjente.

Sipas KDI-së tre muaj e gjysmë pas miratimit vetëm 45% e shumës totale u është shpërndarë përfituesve.

“Tre muaj e gjysmë pas miratimit të pakos emergjente fiskale, më pak se gjysma e saj u është shpërndarë përfituesve të saj. Të dhënat nga Ministria e Financave / Republika e Kosovës të paraqitura në këtë infografikë flasin për shpërndarjen e vetëm 45 për qind të shumës totale të pakos.

Gjendja ekonomike e qytetarëve të Kosovës vazhdon të rëndohet çdo ditë e më shumë dhe me këtë rritet nevoja për rishikim të buxhetit dhe shqyrtim të shpejtë të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike” thuhet në publikimin e KDI’s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.