Vetëm 393 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

26.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 393 qytetarë. Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 248 mijë e 747 qytetarë. Ndërsa sa i […]

Vetëm 393 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 393 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 248 mijë e 747 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 109 mijë e 233 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 357 mijë e 980.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.