Vetëm 3% e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime shëndetësore

  • 16.04.2019, 15:08

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka deklaruar se vetëm 3% e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime shëndetësore.

Mazreku ka thëbë se në Kosovë nuk është vetëdija e mjaftueshëm për rëndësinë e sigurimeve shëndetësore, ai thotë se statistikat tregojnë se vetëm 3% e qytetarëve janë me sigurime shëndetësore.

“Nëse flasim për një raport të sigurimeve vullnetare dhe jovullnetare del se 52 për qind të sigurimeve janë obligative dhe 48 për qind e përfshinë pjesën tjetër, ku hynë sigurimi shëndetësor, sigurimi jetësor, i pronës, i shëndetit në udhëtim, i garancioneve dhe të tjera. Nuk kemi statistikë shumë të qartë, pasi që ndryshon nga viti në vit, por mesatarja mund të shkoj deri në 3 për qind”, tha Mazreku për Telegrafin.

Gjendja ekonomike, sipas tij, është pengesë për sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës.

“Si Shoqatë e Sigurimeve të Kosovës, nëpërmjet kampanjave dhe trajnimeve mundohemi qe t’i vetëdijësojmë për sa i përket sigurimeve, mirëpo një prej shkaqeve mund të jetë edhe gjendja ekonomike. Por besoj se është një rritje nëse flasim në përqindje, ku vetëm në vitin e kaluar ka një rritje prej 6.89 për qind dhe ka një rritje totale të të hyrave vjetore prej 93 milionë euro. Nga viti në vit ka ndryshim si nga pjesa obligative ashtu edhe ajo vullnetare”, tha drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve.

Të tjera