Bizneset Vende Pune Ofertat

Vetëm 20 persona aplikuan për t’i legalizuar armët në Kosovë

Vetëm 20 persona aplikuan për t’i legalizuar armët në Kosovë

05.01.2019 Lajme

Para 2 javësh që ka filluar fushata për legalizim të armëve të vogla dhe të lehta, mbrenda këtij 2 javëshi u dorëzuan vetëm 20 armë për legalizim të armëve të tyre, Ministri i Punëve të Brendshme pas kësaj statistike tha se deri më tani kjo fushatë nuk e ka pasur efektin e duhur.

Siç e dimë hiq më larg se para 2 jave filloi fushata 6 mujore për legalizim të armëve të vogla dhe të lehta, të cilat i posedojnë pa leje qytetarët e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e ka marrur këtë iniciativ, por qytetarëve të Kosovës nuk u intereson kjo fushatë për legalizim të armëve, deri më tani janë dorëzuar vetëm 20 armë për legalizimin e tyre.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, fushata në ditët e ardhshme do të intensifikohet, në mënyrë që qytetarët të kenë më të qartë procesin e legalizimit. Arsye tjetër e interesimit të vogël të qytetarëve për të legalizuar armët, po konsiderohet të jetë edhe çmimi për legalizim.

Ministri, Ekrem Mustafa e dha vendimin e këtij dikasteri gjatë kësaj periudhe është pezulluar zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, i cili, në paragrafin një, parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim 2 deri në 10 vjet burg, për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh. Me këtë fushatë, sipas udhëheqësit të Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa, synohet vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e legalizimit të armës, kontrolli dhe rritja e sigurisë.

Destan Mustafa, shefi i divizionit për armë dhe municion në MPB ka thënë se në momentin që bëhet kërkesa për legalizim, duhet të tregohet edhe arsyeja e armëmbajtjes. Ai shtoi se janë të ndara kategoritë të cilat kanë mundësi të legalizohen.

“Ne besojmë shumë që secila armë që është e regjistruar do të trajtohet më me seriozitet nga qytetarët dhe normalisht ne do të kemi kontrollin mbi to, sepse do të bëhet balistika e tyre, do të merren shenjat, do të shenjëzohet dhe sigurisht kështu paraqet më shumë siguri,” thotë Mustafa.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë