Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

23.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 14 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.255.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 165, prej tyre dy në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,673 raste dhe 2,253 raste të vdekjes.