Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 1 mijë e 149 qytetarë.
Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 248 mijë e 714 qytetarë.
Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 108 mijë e 700 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ndërsa numri total i dozave të administruara është 357 mijë e 920.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 248 mijë e 714 doza të vaksinës. Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen.
Nga ky institut kanë thënë se me vaksinim do të kalojmë valën e re nga varianti Delta.
