Vetaksident fatal në Pejë, shoferi humb jetën në vendngjarje
02.02.2025
Një vetaksident me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në fshatin Qungur të Pejës.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit ka humbur jetën në vend të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se rreth orës 18:35, autoritetet janë njoftuar për aksidentin. “Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar vdekje, e cila u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal i Pejës,” tha Rugova.
Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm në rrugë, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.