Veseli: Partitë që më vendosën vija të kuqe, më bënë ofertë për kryeministër pa zgjedhje!

Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosoëvs që legjilsativi të shpërndahet më 22 gusht, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli në një intveristë për REL ka rrëfyer se ka pasur oferta nga partitë që sipas tij tash po vendosin “ vija të kuqe” që të bëhet kryeministër deri më 2021, pas dorëhejqes së pa pritur nga Ramush Haradinaj.

Mirëpo, Veseli ka thënë se këtë nuk e ka prunuar assesi, duke shtuar se në rrethanat në të cilat ndodhet Kosova, qytetarët e saj meritojnë një qeverisje që lufton krimin e korrupsionin, që ka priorietet zhvilimin ekonomik dhe që mund të balllafaqohet me Serbin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Ai ka instituar se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme meqë sipas tij këto zgjedhje janë edhe një llojë referendumi për rrugën në të cilën do të shkoj Kosova në katër vitet e ardhshme.

“Ka qenë oferta, jo vetëm për ne, përkatësisht që Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër me mua të mbarohet deri në vitin 2021, ofertë konkrete nga parti politike të cilat sot flasin për vija të kuqe në zgjedhje vetëm për hir të një përfitimi në opinionin publik. Unë po flas edhe njëherë, në momentin kur ka dilema, vendosmëria më e madhe e imja ka qenë që të shkojmë në zgjedhje. Çdoherë kur e kemi pyetur popullin kemi dalur më mirë dhe në momentin kur e fiton këtë legjitimitet duhet pastaj edhe ta drejtojë vendin.

Ka qenë oferta, jo vetëm për ne, përkatësisht që Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër me mua të mbarohet deri në vitin 2021, ofertë konkrete nga parti politike të cilat sot flasin për vija të kuqe në zgjedhje vetëm për hir të një përfitimi në opinionin publik. Unë po flas edhe njëherë, në momentin kur ka dilema, vendosmëria më e madhe e imja ka qenë që të shkojmë në zgjedhje. Çdoherë kur e kemi pyetur popullin kemi dalur më mirë dhe në momentin kur e fiton këtë legjitimitet duhet pastaj edhe ta drejtojë vendin.

Nuk ka kompromise, për vet faktin se unë po flas si kryetar i PDK-së, dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira, dy herë. Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimitetin, por as përgjegjësinë, në dy rastet kemi dështu dhe kjo është dhe ky është një rast unik për vet Kosovën që të ecet përpara. PDK shkon në zgjedhje me besimin tek vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr me atë legjitimitet që e japin qytetarët, në asnjë mënyrë tjetër.

Nuk do të flas specifikisht, por shikoni edhe deklaratat e fundit të ditës së djeshme kur parti të cilat kanë thirrur urgjentisht edhe protesta për zgjedhje të parakohshme, ne e kemi ditur, unë e kam ditur se kanë qenë të tilla parti që kanë ofruar ofertë për bashkëqeverisje deri në vitin 2021, edhe Vetëvendosje, kurse tani flasim për një qeveri e cila është teknike. S’ka qeveri teknike, ka zgjedhje, askush nuk duhet t’i frikësohet qytetarëve për arsye se ata janë vendimtarë për mandatin tonë dhe për fatin tonë politik dhe të ardhmes së Kosovës.

Zgjedhjet janë të pashmangshme. E kam thënë nga momenti i parë, janë munduar të manipulojnë në këtë proces, kur e kanë parë tani që ka zgjedhje, hajt të shkojmë me një opsion tjetër. Nuk ka opsion tjetër, ka vetëm zgjedhje të cilat janë vendimtare, janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Kurrë më shumë se sa këto 3-4 vite nuk është përmendur nga parti politike në Kosovë, Serbia të cilën në vitin 1999 e kemi mundur, e kemi larguar nga këtu. 

RAPORTO