Veseli: Nuk votojmë qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë

Veseli: Nuk votojmë qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë
Herolind Bytyçi

29.04.2020 / Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do të voton qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

Veseli këto komente i bëri gjatë vizitës në Han të Elezit, transmeton Telegrafi.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje.

Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha lideri i PDK, Kadri Veseli.

LEXO EDHE:  Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë përsëri rrugën deri te besimi qytetar
RAPORTO