Veseli – Kurtit: Jam i gatshëm t’ju pres në selinë e PDK’së, kurdo që ju keni dëshirë për takim

04.03.2020

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili para dy ditëve e ka ftuar për takim. Në letër, Veseli citohet t’i ketë thënë se e mirëpret ta takojë atë në selinë e PDK-së për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë […]

Veseli – Kurtit: Jam i gatshëm t’ju pres në selinë e PDK’së, kurdo që ju keni dëshirë për takim Foto: Ilustrim

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili para dy ditëve e ka ftuar për takim.

Në letër, Veseli citohet t’i ketë thënë se e mirëpret ta takojë atë në selinë e PDK-së për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por ka shprehur shqetësime për qëndrimet anti-amerikane të tij.

“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrushme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e liderit të PDK-së drejtuar kryeministrit.

I pari i PDK-së thotë se çështjet për të cilat Kurti ka kërkuar t’i bisedojë me të e kanë vendin për debat në Kuvend.

Tutje ai shton se është i gatshëm ta pres kryeministrin në selinë e PDK-së sepse Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.