Veseli: Është e domosdoshme të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e drejtuar prej tij, nuk do të përfshihet në pazare dhe se do të vijojë të jetë kundër çdo qeverie të re.

Në një intervistë për Euronews kreu i PDK-së deklaroi se është e domosdoshme të ketë zgjedhje të parakohshme, përndryshe do të krijohen vështirësi më të mëdha për qytetarët dhe vendin tonë.

“Nuk ka pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, as Albin Kurti, as Avdullah Hoti. Jam i shqetësuar për mënyrën se si ata duan ta ndërtojnë politikbërjen në shtetin tonë.

Është e domosdoshme të ketë zgjedhje të parakohshme, përndryshe do të krijohen vështirësi më të mëdha për qytetarët dhe vendin tonë”, tha ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.