Vërshime në Suharekë, ende nuk dihet vlera e dëmeve

Shiu dhe breshëri i javës së kaluar si dhe i ditës së djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha në Suharekë.

Në komunën e Suharekës shiu i rrëmbyeshëm gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar mjaft dëme në fushën e bujqësisë dhe në sanitari.

Pavarësisht se janë krijuar komisionet komunale për vlerësimet e dëmeve, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar për dëmet e shkaktuara.

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net, zyrtarë nga Komuna e Suharekës, por ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Komuna e Suharekës kanë thënë se komisioni është në formim e sipër dhe se ende nuk dihet kur do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuar nga vërshimet.

“Ende nuk janë bërë vlerësimet dhe komisioni është në formim e sipër dhe personat e prekur nga vërshimet janë duke aplikuar dhe më pas komisioni del në vendin e ngjarjes dhe e bën vlerësimin e gjendjes. Ende nuk dihet se kur do të bëhet vlerësimi i plotë i dëmeve”, kanë thënë nga komuna e Suharekës.

Kujtojmë se dje shiu i rrëmbyeshëm i ka shndërruar rrugët e qytetit në lumenj. Për shkak të kësaj qarkullimi me vetura është bërë më i vështirë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.