Vermicë, zbulohen fishekë dhe armë gjatë kontrollit të një kamioni

08.08.2025

Njësitet Anti-kontrabandë, në bashkëpunim me zyrtarët e vëzhgimit të Doganës së Kosovës, kanë realizuar sot një kontroll të detajuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, ku kanë zbuluar një sasi të armëve dhe municionit të fshehur në një kamion me ngarkesë komerciale.

Vermicë, zbulohen fishekë dhe armë gjatë kontrollit të një kamioni Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit të kryer në kabinën e kamionit dhe në ngarkesën që ai transportonte, zyrtarët doganorë kanë hasur një pistoletë të tipit 9 mm dhe 100 copë fishekë. Zbulimi u bë në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në pikat kufitare të vendit.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme lidhur me origjinën dhe qëllimin e armës dhe municionit të kapur.

Në njoftimin zyrtar, Dogana thekson përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën dhe çdo aktivitet tjetër të kundërligjshëm, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë publike dhe kufijve të vendit.

Ky është një tjetër rast që vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të përpjekjeve për të rritur kontrollin dhe sigurinë në pikat kufitare të Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More