Vënia e zjarreve mbetet shqetësuese, Instituti i Shëndetësisë Publike me apel

14.07.2019

Tash e sa muaj vazhdon të jetë shqetësuese vënia e zjarreve në qytete të shumta, sidomos në Komunën e Suharekës në këto muaj ka pasur shumë zjarrvënie. Zjarrëvëniet më së shumti ishin prezente në tokat bujqësore, ku rrezikuan jo vetëm mjedisin, por ato rrezikuan edhe jetët tona dhe infrastrukturën. Sot Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike […]

Vënia e zjarreve mbetet shqetësuese, Instituti i Shëndetësisë Publike me apel Foto: Ilustrim

Tash e sa muaj vazhdon të jetë shqetësuese vënia e zjarreve në qytete të shumta, sidomos në Komunën e Suharekës në këto muaj ka pasur shumë zjarrvënie.

Zjarrëvëniet më së shumti ishin prezente në tokat bujqësore, ku rrezikuan jo vetëm mjedisin, por ato rrezikuan edhe jetët tona dhe infrastrukturën.

Sot Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes, sidomos në këtë stinën e verës, ku temperaturat janë shumë të larta.

“Zjarrvëniet nga pakujdesi apo të qëllimshme sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis. Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar.  Me djegie nuk keni bërë zgjidhjen e duhur. Zjarrvënia helmon! Zjarrvënia ndotë mjedisin! Zjarrvënia vret!”, shkruhet në thirrjen e këtij Instituti.

Ndër të tjerash shkruhet se: “Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Me djegie nuk keni bërë zgjidhjen e duhur. Zjarrëvënia helmon! Zjarrëvënia ndotë mjedisin! Zjarrëvënia vret!”.