Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në fushatën e tij tashmë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte premtuar edhe ndërtimin e vend-pritjeve moderne për autobus.
Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se për 16 sosh Komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë me grupin e operatorëve ekonomik A&T dhe SELMANS NETWORK në vlerë prej 148,330.35 euro.
Tashmë janë vendosur vendpritjet dhe janë në fazën testuese. Në bazë të dosjes së tenderit vend-pritjet do të kenë paisjet që tregojnë kohen e pritjes për autobusin e ardhshëm, ekran digjital që jep informacione dhe shërbime, hartë të zonës përreth, ekran digjital për reklamim.
Siç duket ky projekt i Komunës së Suharekës i ka pëlqyer kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se së shpejti fillon vendosja e pritoreve të reja të autobusëve. Koha e saktë e arritjes në çdo stacion. Harta, orare, ulëse dhe emrat e çdo stacioni.
