U bënë 4 muaj që u vendosë tarifa doganore në 100% ndaj mallrave serbe dhe ato boshnjake, ku arriti që kjo taksë ti rritë çmimet e produkteve bazë vendore për 3 për qind më shumë.
Produktet bazë llogariten si: qumështi, djathi, sheqeri, vezët, pemët dhe perimet, ku në këtë vit qytetarët këto produkte i kanë paguar më shtrenjtë se sa në vitin që e lam pasë.
Në vitin 2018, në muajin Janar një litër qumësht kushtoi 0.85 centë, kurse në vitin aktual një litër qumësht është rritur për 7 për qind më shumë, raporton KTV.
Po ashtu, rritje ka pësuar edhe mielli, ku një kilogram miell ka pësuar rritje prej 8 centë, ku në vitin e kaluar në muajin janar kushtoi 0.39 centë kurse në këtë vit ky çmim është rritur për 0.47 centë më shumë.
Por, për këtë gjë qytetarët janë shumë të shqetësuar, ku thonë se këto çmime janë më të larta në rajon, duke krahasuar me rrogat e ulëta në Kosovë.
Ku një shitës, në tregun e kryeqytetit, theksoi se ne jemi detyruar ti ngritim çmimet e produkteve vendore për shkak të rritjes së çmimit në doganë.
Kujtojmë, se më 21 nëntorë të vitit 2018, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’ia ngritë përqindjen e taksës së shteti serb në 100%, ku Ramush Haradinaj ka thënë se për derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, taksa nuk do të hiqet.