Vendosja e stikersave nis nga 15 marsi
Ashtu edhe siç është paralajmëruar kohë më parë nga 15 marsi i këtij viti do të nis implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt i i mbështetur tërësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS). “Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis […]
Ashtu edhe siç është paralajmëruar kohë më parë nga 15 marsi i këtij viti do të nis implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt i i mbështetur tërësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).
“Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis të zbatohet në praktikë ky projekt shumë i rëndësishëm i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend” ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.
Më tutje drejtori ka bërë të ditur se modeli i përzgjedhur i cili do të vendoset në xhama të automjeteve, por edhe detaje tjera rreth këtij projekti do të jepen në ditët në vijim.