Vendosen në karantinë 143 kosovarë të kthyer nga SHBA-ja

Në Qendrën e Studentëve janë vendosur 143 të kthyerit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë të do të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.

Përjashtim bëjnë personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se kthimi i qytetarëve është bërë në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në ShBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë konfirmuar 862 raste me koronavirus, ku 622 janë shëruar, ndërkaq, 28 pacientë kanë vdekur.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.