Vendosen barrierat në Rrugën “Brigada 123” tek hyrja e qytetit

20.01.2019

Në Rrugën “Brigada 123” tek hyrja e qytetit drejtimi nga Prizreni, janë vendosur barriera për shkaqe sigurie. Këtë e kishte konfirmuar vetë kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj. Kryetari së bashku me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Policia e Kosovës ditë më parë kanë inspektuar vendin ku tashmë janë vendosur barrierat. Njëkohësisht […]

Vendosen barrierat në Rrugën “Brigada 123” tek hyrja e qytetit Foto: Ilustrim

Në Rrugën “Brigada 123” tek hyrja e qytetit drejtimi nga Prizreni, janë vendosur barriera për shkaqe sigurie.

Këtë e kishte konfirmuar vetë kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj.

Kryetari së bashku me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Policia e Kosovës ditë më parë kanë inspektuar vendin ku tashmë janë vendosur barrierat.

Njëkohësisht dega e PDK-së në Suharekë ka njoftuar se vendosja e barrierave është bërë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Therandë, konkretisht Asambleistit Dardan Berisha.

Është realizuar vendosja e Pahive Elastike (mbrojtësve anësor të rrugës) te vendi i quajtur “Te Hisari” ku ky vend është përcaktuar si vend i rrezikshëm dhe potencial për ndodhjen e aksidenteve të trafikut rrugor.

Kujtojmë se javë më parë në vendin e njëjtë kishte humbur jetën një qytetar i cili ishte vetëaksidentuar duke devijuar rrugën.