Vendos Zvicra, 10 ditë karantinë edhe për ushtarët e saj që kthehen nga Kosova

15.08.2020

Shumë njerëz që vijnë në Zvicër nga vendet e ‘rrezikut të lartë’ shpresojnë se nëse kanë test negativ për COVID-19 do të përjashtohen nga vendimi për karantinë 10-ditore. Por zyrtarët shëndetësorë thonë se kjo nuk është e mundur? Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), thuhet se edhe nëse rezultoni negativ në testin për COVID-19 […]

Vendos Zvicra, 10 ditë karantinë edhe për ushtarët e saj që kthehen nga Kosova Foto: Ilustrim

Shumë njerëz që vijnë në Zvicër nga vendet e ‘rrezikut të lartë’ shpresojnë se nëse kanë test negativ për COVID-19 do të përjashtohen nga vendimi për karantinë 10-ditore. Por zyrtarët shëndetësorë thonë se kjo nuk është e mundur?

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), thuhet se edhe nëse rezultoni negativ në testin për COVID-19 kjo nuk përjashton mundësinë se infeksioni është në fazën e hershme.

“Duhet të prisni të paktën pesë ditë që virusi të përhapet në trup dhe që ai të zbulohet nga test,” shtuan autoritetet shëndetësore.

Deri të premten nga karantina 10 ditore janë përjashtuar disa raste specifike përfshirë edhe ushtarët zviceran në kuadëe të KFOR-it që gjenden në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të premten që të njëjtat rregullore dhe procedura të zbatohen edhe për 20 ushtarët zviceran të KFOR-it të vendosur në Kosovë.

Kjo përfshinë ndalimin e çfarëdo kontakti me qytetarët në Kosovë pesë ditë para se ata të kthehen në Zvicër. Kjo siguron që periudha e inkubacionit për çdo sëmundje të ketë mbaruar, dhe ti nënshtrohen testit për COVID-19 menjëherë pas hyrjes në Zvicër. Ushtarët mund të shkojnë në shtëpi vetëm nëse testi është negativ.