Vendos KQZ: Mbi 250 vendvotime shkojnë në rinumërim

09.10.2019

Ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), por tri subjekte politike kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatet preliminare. LDK, Nisma dhe PDK kishin bërë kërkesë në PZAP që të bëhet rinumërimi i votave në tërë Kosovë për shkak se mendohet të jetë bërë ndonjë gabim teknik, por […]

Vendos KQZ: Mbi 250 vendvotime shkojnë në rinumërim Foto: Ilustrim

Ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), por tri subjekte politike kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatet preliminare.

LDK, Nisma dhe PDK kishin bërë kërkesë në PZAP që të bëhet rinumërimi i votave në tërë Kosovë për shkak se mendohet të jetë bërë ndonjë gabim teknik, por dje KQZ ka vendosur që të mos bëhet asnjë rinumërim, por siç duket sot ky institucion ka ndryshuar mendje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka: “Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletëvotim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionerëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë”.

Po ashtu Daka ka thënë se: “QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”.

Po ashtu Daka këtë rekomandim e ka hedhur në votim dhe ky rekomandim është miratuar me shumicë votash në KQZ duke i përfshirë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.