Vendos AAK-ja, garon e vetme në zgjedhje

Më 21 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, votë e cila ishte ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Gjykata Kushtetuese “konsideron që me këtë është konsumu edhe hera e dytë e procesit të zgjedhjes dhe, meqë Qeveria nuk i ka siguruar së paku 61 vota, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sipas kërkesës së nenit 95.4 të Kushtetutës”.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me as një parti dhe se do të futet e vetme në zgjedhje.

Gashi ka deklauar se qëndrimi i Këshillit Drejtues është që AAK-ja të garojë e vetme në zgjedhje.

“Po tash mbetet të shihet verdikti i Gjykatës, verdikti përfundimtar dhe besoj që subjektet janë përgatitë që të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht qëndrimi i këshillit drejtues të AAK-së është që të rrugëtoj vet, Aleanca pas zgjedhjeve do të shohim pastaj se si do të zhvillohet.. jo (nuk do të ketë koalicion parazgjedhor)”, ka thënë Gashi për KosovaPress.

Gashi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nxjerrë kryetarin e saj, Ramush Haradinaj si kandidat për president pasi që e kanë vlerësuar të denjë për atë pozitë, duke vlerësuar edhe të kaluarën e tij.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë rast kryesia e Këshillit Drejtues e ka nxjerrë një propozim, kandidat që ne e vlerësojmë që është i denjë për të udhëhequr me vendin dhe duke e llogaritur edhe të kaluarën e tij dhe njëherë për njëherë subjektet e tjera nuk kanë ofruar një kandidat”, deklaroi Gashi.

RAPORTO