Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër, Sogojeva: Jemi në përfundim të manualit

14.06.2021

Janë bërë më shumë se një muaj që nga rënia e dukshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 7 raste pozitive dhe një rast i vdekjes nga ky virus. Në rënien e numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 ka bërë që Qeveria e vendit të […]

Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër, Sogojeva: Jemi në përfundim të manualit Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një muaj që nga rënia e dukshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 7 raste pozitive dhe një rast i vdekjes nga ky virus.

Në rënien e numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 ka bërë që Qeveria e vendit të merr vendim për lehtësimin e masave kundër këtij virusi.

Në rënie rasteve të të infektimit dhe vdekjeve ka ndikuar edhe procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në tërë vendin.

Në vazhdën e vendimeve për lehtësim të masave, nesër pritet të merret vendimi edhe për lejimin e organizimeve të dasmave.

Veçse janë duke e hartuar manualin grupet punese të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit (OHT), ku në bazë të këtij manuali do të mbahen ahengjet e ndryshme, duke përfshirë sallat e dasmave, klubet e natës si dhe pishinat.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeve duke shtuar se janë në përfundim të një manuali të tillë.

Sogojeva tha se përfundimi i manualit parashihet të ndodh sot ose nesër paradite.

“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave.

Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva për Telegrafi.com.

Sipas tij, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të fillohet me protesta.

“Pas kësaj, ne menjëherë do ta mbledhim kryesinë dhe marr vendim që kurrë nuk do të ndalemi me protesta, deri sa t’i realizojmë kërkesat”, u shpreh Sogojeva.

Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.

Kujtojmë se ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte marrur vendim për lehtësimin e masave duke filluar nga heqja e orës policore, lejimin e punës së gastronomisë deri në ora 23:00, mos obligimi i bartjes së maskës kur je vetëm në ambiente të jashtme.

Ndryshe në Komunën e Suharekës janë bërë më shumë se dy javë që nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv dhe asnjë i vdekur nga ky virus.